Tiranë, çifti i pleqve nxirret me forcë nga godina, greva e urisë vazhdon

2015-08-21 9

Dy të moshuar rreth 70-vjeç, që ende vazhdonin të banonin në katin e dytë të godinës së marrë tashmë nga pronarët në rrugën "Margarita Tutulani". janë nxjerrë me forcë pasditen e djeshme, rreth orës 15:30 nga ish-shtëpia e tyre. Ata jetonin në katin e dytë.

Për shkak të moshës dhe problemeve të tjera shëndetësore, gruaja e moshuar është duke kaluar një situatë aspak normale shëndetësore.

Gazetarja Drilona Nokshiqi shpjegon se sot mbushen 13 ditë nga greva e banorëve në rrugën "Margarita Tutulani", të cilët duhet të lënë godinën trekatëshe, e cila i është kthyer pronarëve të dikurshëm. Dje, në mëngjes herët, një prej dhjetë grevistëve të urisë, që kërkojnë strehim nga shteti, 60-vjeçari Ramazan Lila, u shtrua në spital pas përkeqësimit të shëndetit.

Nipi i të moshurave tregon se "gjyshërit kanë që në 1943 që jetojnë në këtë banesë, gjyshi është 75 vjeç dhe nëna 73 vjeç. Njeri merr 180 mijë lekë pension, tjetri 120 mijë lekë pension dhe janë të sëmurë, nga zemra dhe nga diabeti. Ata ndodhen në korridorin e ndërtesës trekatëshe.

Dy të moshuarit janë ulur në korridoret e godinës dhe nuk kanë se ku të qëndrojnë, pasi edhe fëmijët e tyre janë në të njëjtin proces gjyqësor si ta. Ata nuk kanë ku të shkojnë, e vetmja rrugë i bie të futen në grevë.

Ferdinand Caka, pronari i godinës, ka ushtruar presion mbi ata duke i kërkuar të dalin nga godina sepse mendon se këtu do bëhet një sherr i madh".

Gjendja e banorëve të tjerë të urisë është përkeqësuar; njera prej grevistëve, Mirela Alisë, është shumë e rënduar në spital. Ambulanca është njoftuar për një tjetër grevist, Islam Nazja, por ajo nuk ka ardhur.

Njeri prej grevistëve, Arjan Xhaferri, e ka shprehur me lot hidhërimin e tij për këtë situatë të krijuar dhe këtë shtet, që nuk i dëgjon. Ai nuk është banor i godinës, por një emigrant i kthyer nga jashtë shtetit, që ka vendosur të solidarizohet me ta për shkakun se edhe familja e tij së shpejti do të përballet me të njëjtën situatë.

Free Traffic Exchange