Policia ka arritur të arrestojë në Shkozet të Durrësit Edmir Kolecin drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Kamëz nga ku ka mbeti i vdekur polici Selman Mena dhe u plagos rëndë P.Lleshi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30.
Një makinë tip BMW X6 me ngjyrë të bardhë ka përplasur dy efektivë të policisë rrugore të Komisariatit nr 5 të Tiranës të cilët ndodheshin në një postbllok në rrethrrotullimin e Bathores.
Për aksidentin e rëndë janë njoftuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë deri tek Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri Sali Berisha. Policia ngriti fillimisht postblloqe për kapjen e autorit dhe arrestoi një të dyshuar, i cili më pas rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Efektivi i dytë i policisë, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti ishtë P.Lleshi, i cili u shtrua në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë në repartin e reanimacionit pasi ishtë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazetari i Tv A1 Report! Arsen Rusta ka informuar se policia ka dyshime se në automjetin, që shkaktoi aksidentin mund të ketë pasur lëndë narkotike ose disa armë zjarri. Policia ka gjetur edhe automjetin tip BMW X6, që shkaktoi aksidentin rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes, Edmir Koleci e kishte fshehur automjetin në shtëpinë e tij në Kamëz tek "Frutikultura".
Policia ka arritur të arrestojë në Shkozet të Durrësit Edmir Kolecin drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Kamëz, Arrestimi Kolecit ka ndodhur rreth orës 03:00 të së dielës (05.05.2103). Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e Kolecit pas gjurmimit të telefonit të tij, ai ishte fshehur në Shkozet pas aksidentit tragjik