Me një atmosfere festive, qytetarë të shumtë dhe turistë të huaj është çelur në Pogradec sezoni turistik 2013. Me synimin për të pritur sa më shumë turistë, por dhe prej temperaturave të larta, këtë vit sezoni veror është celur më herët .
Ndërsa i ka ftuar turistët, që të zgjedhin Pogradecin për të pushuar, kreu i bashkisë, Artan Shkëmbi është shprehur se "krahas elementëve të rinj, ky qytet nuk do të shkëputet nga tradita, duke veçuar ndër të tjera gatimet tradicionale të zonës, peisazhin dhe mikëpritjen pogradecare".
Celien e sezonit turistik e ka përshëndetur edhe kreu i komunës Strugë, Zejadin Sela. Çelja e sezonit turistik në Pogradec është shpqëruar dhe me një panair, ku janë ekspozuar punime të ndryshme, artizanale, produkte ushqimore të zonës. Ndryshe nga vitet e kaluara çelja u bë në plazhin e qytetit, ku pjesëmarrësit ndoqën një aktivitet të larmishëm.