Ndotja e lumit Shkumbin, burim infeksionesh për pushuesit

2015-08-21 9

Edhe për këtë vit elbasanasit nuk duhet të frekuentojnë lumin Shkumbin pasi në fillim sezoni veror, uji i tij paraqitet sërish i ndotur. Drejtori i Agjensise Rajonale të Mjedisit(ARM), për qarkun e Elbasanit Adi Madhi, në nje prononcim përpara medjave, ka theksuar se të gjitha komunat e bashkitë të pozicionuara përgjate lumit Shkumbin, vazhdojnë të derdhin ujërat e zeza në lumi dhe ky është shkaku kryesor i ndotjes së lartë mikrobike në këtë lum. Sipas Madhit, "hedhja e mbetjeve urbane përgjatë lumit Shkumbin është një tjetër problem shqetesues". Drejtori i ARM theksoi se, "është parashikuar që përgjate gjithë muajit maj të realizohet inspektimi përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Shkumbin për të verifikuar nivelin e ndotjes dhe më pas këto rezultate do ti dërgohen instancave me të larta të cilat mund të luajnë rol shtrëngues ndaj njesive vendore për të përmiresuar situaten".

Specialista dermatologe, Dezantila Tahiraji shpjegon edhe rrezikun që i kanoset pushueseve që mund të frekuentojnë ujërat e ndotura sic mund të klasifikohet edhe lumi Shkumbin.

Gjatë viteve të fundit lumi shkumbin e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes ku nga viti në vit situata ka ardhur duke u rënduar e në këto kushte elbasanasit mundohen të gjejnë të tjera mënyra freskimi gjatë stinës së nxëhtë të verës por gjatë vitit që kemi lënë pas nuk kanë munguar pushues të cilet të detyruar nga kushtet ekonomike kanë vazhduar të frekuentojne lumin Shkumbin