Tiranë, një prej grevistëve të pallatit shtrohet në spital

2015-08-21 5

Një nga banorët e ngujuar grevistë në rrugën "Margarita Tutulani", Ramazan Lile, ka lënë grevën mëngjesin e sotëm, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është dërguar në spital. Ramazan Lile është 60 vjeç, i papunë dhe tre anëtarë në familje, të papunë të gjithë

Gazetarja e "A1Report!", Drilona Nokshiqi, e cila është duke ndjekur grevën e banorëve, njofton se deri më sot, problemi i ngritur prej tyre ende s'ka marrë zgjidhje. Ndërtesa trekatëshe është rrethuar nga policia, ndërsa kati i tretë është shkatërruar. Banorët, që janë në ditën e dhjetë të grevës së urisë, shprehen të bindur se pavarësisht përkeqësimeve, ata do vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë ku kanë jetuar për më shumë se 50 vjet.

Autoambulanca ka ardhur herët në mëngjës për të kontrolluar gjendjen e tyre. Që nga moment kur Ferdinan Caka me katër persona ka nisur shembjen e banesës nga kati i tretë, asnjë zyrtar i shtetit nuk është dukur pranë grevistëve.

Emrat e banorëve që po vazhdojnë grevën, përveç Ramazan Liles, janë:

Amela Ali, 25 vjeç, e papunë, katër anëtarë në familje, vetëm babai i punësuar
Mirela Ali, 47 vjece, e papunë
Zamira Meta, 58 vjeç, e papune, jeton me të ëmën pensioniste, jo banore e godinës
Sheqere Dani, 51 vjeç ,e papune, katër anëtarë në familje, të gjithë të papunë
Sajmir Dani, 52 vjeç, e papunë
Islam Nazja,54 vjeç, e papunë, tre anëtarë në familje, e shoqja e punësuar
Arjan Xhaferi,55 vjeç, kuzhinier në Gjermani, jeton vetëm
Eduart Miho, 47 vjeç, i papune, invalid, pesë anëtarë në familje, të gjithë papunë
Adrian Pojani, 56 vjeç, i papunë, përfaqëson të vëllanë

3 MAJ, U SHEMB KATI I TRETE I BANESES, BANORET NUK LEVIZEN NGA VENDI

Dje, grevistët në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet kanë kaluar një tjetër natë të tensionuar në ambientet e improvizuara afër godinës ku jetonin prej vitesh.

Duke filluar nga data 25 prill, 10 banorë vazhdojnë grevën e urisë për rihapjen e procesit gjyqësor për banesat e tyre, ose krijimin e kushteve për strehimin dikur tjetër.

Por edhe pse gjendja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u rënduar dita-ditës, netët kanë qenë edhe më të vështira për ta. Për shkak të ndërhyrjes së Përmbarimit me ndihmën e policisë private një ditë më pare, për nxjerrjen e orendive të mbetura në apartamente dhe më pas shembjes së katit të tretë të godinës, gjendja shëndetësore e grevistëve, e sidomos gjendja psikologjike është rënduar ndjeshëm. 2 grevistë kanë shfaqur edhe më parë, probleme me tensionin dhe rrahjet e zemrës.

Free Traffic Exchange