Bashkia e tiranës ka mbyllur dyert duke ndaluar median të raportonte mbledhjen e kërkuar nga 31 keshilltarë që kanë kërkuar shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti. Administrate e bashkisë ndërroi bravat e sallës ku do zhvilloi mbledhja duke synuar ndalimin e shkarkimit të Kosovrastit.
Bashkia e tiranës ka prekur fundin sot kur ka mbyllur dyert për mediat që po kryenin misionin e tyre në funksion të informimit të qytetarëve. Ka vetëm një përgjegjës dhe ai është kryu i këtij institucioni Lulzim Basha. Turp për një jurist, administrata e të cilit ndërroi bravat e dyerve atu ku mbildhet parlamenti i qytetarëve të Tiranës. Duke dashur të bllokojnë një mbledhje të kërkuar nga 31 këshilltarë, sipas ligjit shqiptar për të zgjedhurt vendor, administrata e drejtuar nga zoti Basha bllokoi mediat. Shkeli çdo parim trasparence.
Dhe e gjitha kjo në ditën ndërkombëtarë të lirisë së mediave. Sot funksionarë publikë të Bashkisë të paguar nga taksapaguesit e Tiranës morrën pgën duke shkelur ligjin detyruan 31 këshilltarë të zhvillojne një mbledhjë në një ambient 15 metra katrorë jashtë çdo norme higjene. Administrata kyçi zyrën e protokollit që kërkesa e 31 keshilltarëve nga 55 që ka këshilli bashkiak i Tiranës të mos ndiqte rrugën institucionale.
Aldrin Dalipi kreu i këshilttarëve të PS u tregua shumë i butë kur i quajti veprimet e kreut të Bashkisë Lulzim Basha si fëminore.
Sot Bashkia e Tiranës preku pikën e saj më të ulët në historinë e këtij institucioni.