Thellohet përçarja mes çamëve, KQZ s'shqyrton kërkesën e PDIU

2015-08-21 5

Thellohet përçarja mes çamëve. Kjo ka dalë në pah gjatë mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kur partia "Aleanca Popullore" ka kërkuar ndërrimin e emrit të kryetarit nga Fatjon Softa, i cili është dorëhequr nga ky post, duke u zëvendësur me zotin Artur Dojaka.

Përfaqësues të PDIU kanë kërkuar që kjo parti të çregjistrohet për shkak të parregullsive të vërejtura gjatë regjistrimit. Kjo kërkesë ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të kësaj partie, Artur Dojaka, i cili është shprehur se pretendimet e PDIU janë të padrejta dhe nuk mund të pengojnë votën e qytetarëve në 23 Qershor.

Mbas gjithë debateve, KQZ ka miratuar me 4 vota kërkesën e Aleancës Popullore ndërsa kryetarja e komisionit ka sqaruar se po bëhet çështë e mundur që të zbatohet Kodi Zgjedhor në çdo vendim