Gazetarët Ja si u penguan gazetarët në bashki

2015-08-21 0

Një situatë e pazakontë, dhe e paprecedentë po ndodh brenda në Bashkinë e Tiranës. Në orën 11:00 kur këshilltarët bashkiak të së majtës, PS e LSI kanë dashur të nisin mbledhjen kanë parë se dera ishte e mbyllur dhe i ishte ndryshuar brava.

Gazetari Arben Hasanaj verifikoi derën e kyçur të këshillit bashkiak. Ai ka mundur të hyjë me forcë në bashki ndërkohë që gazetarë dhe kamera të grupeve të tjera xhirimi nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë brenda. Sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj konfirmoi për TVA1 REPORT lajmin se gjatë natës ishin ndryshuar 3 herë bravat si dhe paswordet e kompjuterave.

Pas një situate të tensionuar që ka zgjatur përreth 40 minuta, gazetarët kanë mundur të hyjnë brenda me ndihmën e këshilltarëve të majtë të cilët kanë shtyrë policët bashkiakë tek dera duke liruar kalimin. Madje ka pasur dhe shtyrje fizike.

Free Traffic Exchange