Kryetari i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT nga paradhoma e këshillit bashkiak brenda në bashki tha: "Veprimi që bëri sot, humbi qetesinë dhe bëri një hap që nuk i lejohet kryetarit të bashkisë, me vjedhje, transformime bravash, e ndryshim paswordesh është qesharake. I bëjmë thirrje të qetësojë e të zbatojë ligjin. Është e pamundur të akuzojë një nga këto këshilltarë që futën me zor gazetarët në bashki. Madje ne duhet ta akuzojmë kryetarin e bashkisë për dhunim ndaj medias dhe mungesë transparence. Basha të vijë të hapë dyert ne nuk do lëvizim. Votimi do bëhet sot. Nuk e ndal dot shumicën. Ëshë në personalitetin dhe nderin e tij t lërë mënajnë të gjitha urdhrat politikë"