Makina merr flakë në autostradën Fier-Lushnje, plagoset rëndë çifti

2015-08-21 4

Një makinë në të cilën udhëtonin çifti i bashkëshortëve Sula është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Fier- Lushnje.

Makina pasi ka shpërthyer ka ecur 200- 300 metra më tutje. Të plagosurit Sulejman e Alie Sula, 60 dhe 51 vjeç janë dërguar në spitalin e Fierit. Nga të dhënat e para mendohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Korrespondenti ynë në Fier informon se policia po heton dhe pistën e një shpërthimi me dinamit, pasi në autostradë është parë dhe një gropë e vogël, e cila mund të jetë shkaktuar nga dinamiti.


Nga aksidenti ëshët bllokuar autostrada Fier Lushnje.

Free Traffic Exchange