Në kuadër të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka bërë thirrje për më shumë siguri për gazetarët.
Në konferencën "Të jesh i sigurtë në raportim" dhe Siguri për mediat" dedikuar 20-vjetorin e kësaj dite, Ban Ki Moon tha se liria e fjalës së lirë është e mbrojtur në artikullin 19 të Deklaratës e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut ku spikat karakteri i pandashëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut.
3 maji ka marrë këtë epitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 .
Ndërkohë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka publikuar listën vjetore të vendeve, ku gazetarët vriten rregullisht dhe qeveritë dështojnë të zgjidhin krimet.
Indeksi i Mosndëshkimit në vitin 2013 udhëhiqet nga Iraku, për të`u pasuar nga Somalia, Filipinet, Shri Lanka, Kolumbia, Afganistani, Meksika, Pakistani, Rusia dhe Brazili.
Edhe organizata Freedom House ka publikuar të mërkurën raportin vjetor për lirinë e mediave në botë, ku është konstatuar rënie në shumicën e vendeve.