Një autobot me naftë ka shpërthyer 30 metra larg një pike karburanti në Marinzë të Fierit, mesditën e sotme rreth orës 12:00.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë naftëmbajtëse ku pas ndërhyrjes së dy zjarrfikëseve flakët janë neutralizuar.
Autoboti nuk ka pasur sasi të konsiderueshme nafte, por rreziku i përhapjes së flakëve ishte i madh pasi autoboti ndodhej pranë disa cisternave me naftë.
Sipas hetimeve të para bëhet e ditur se shkak i këtij shpërthimi është bërë një saldim, që po bëhej tek autoboti. Shpërthimi ka përhapur panik tek banorët, por sipas korrespondentit në Fier Kristaq Thano pas 1 orë zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë flakët.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.