Kur nxënësit e kthejnë klasën në kaos

2015-08-21 3

DURRES - Kjo video amatore tregon se si në një nga gjimnazet e vendit, ambjentet e shkollës i ngjajnë në parku lodrash apo një sallë cirku.

Pamjet janë regjistruar në ambjentet e gjimnazit Gjergj Kastrioti në qytetin e Durrësit ku duket qarte së rrëmuja dhe kaosi mbretërojnë në një nga klasat e kësaj shkolle, ku nxënësit luajnë duke i gjuajtur njëri-tjetrit.

Sistemi arsmor në vend prej ditësh është vënë në qendër të akuzave nga opozita, sipas së cilës ky sistem ka degraduar si pasojë e keqmenaxhimit tij.

Këto akuza u shtuan kur dolën në dritë të dhënat tronditëse të raportit të bankës botërore, sipas të cilit 57% e 15 -- vjecarve shqiptare janë analfabete funksionalë.

Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Arsmit në çdo dalje në media përpiqen t'i hedhin poshtë këto akuza dhe të mbrojnë këtë sistem, në mjaft raste argumentat e tyre nuk janë bindëse.

(ad.ti/e.b/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange