Në Siri janë përdorur armë kimike. Kështu ka thënë Barack Obama nga Shtëpia e Bardhë, i cili ka shpjeguar se "Ka prova se janë përdorur armë kimike në Siri, por nuk e dimë se ku, si, kur dhe kush i ka përdorur", transmeton agjencia italiane e lajmeve, Ansa.
Obama ka përsëritur që çështja e armëve kimike është një "game changer", një faktor, që mund të ndryshojë krejtësisht skenarin. "Po happen mundësi të reja", - ka thënë Obama.
Presidenti ka shtuar më pas që "Assad ka humbur besueshmërinë, duke sulmuar dhe vrarë popullin e tij", dhe mënyra e vetme për t'i dhënë fund konfliktit është, që të heqë dorë nga pushteti dhe të kalohet në një "tranzicion politik".