E sëmura me diabet lë spitalin i bashkohet grevës së urisë

2015-08-21 3

Banorja e cila u dërgua në spital pas komplikacioneve shëndetësore, Mirela Alia, u rikthye përsëri në grevën e urisë. Para disa orësh, gjendja shëndetësore e grevistes u përkeqësua. Ajo pati luhatje me tensionin dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pas mjekimeve, ajo i'u bashkua grevistëve të tjerë.

Sot, ndodhen ende në ditën e gjashtë të grevës së urisë, 10 banorët që u nxorrën jashtë nga godina 3 katëshe në rrugën "Margarita Tutulani". Ata rrezikojnë shëndetin krahas gjendjes psikologjike, pasi ndihen të shpërfillur nga shteti.

Grevistët prej 25 prillit refuzojnë të ushqehen, si e vetmja rrugë e gjetur nga ata për të sensibilizuar institucionet e shtetit por dhe ambasadat për hallin që i ka gjetur. Pas nxjerrjes dhe dhunë nga apartamentet ku jetonin me dhjetra vite, thonë nuk kanë ku të shkojnë.
"A ka shtet këtu, që ka përgjegjësi për jetën tonë?"- thonë në mikrofonin e TVA1 A1REPORT për gazetaren Drilona Nokshiqi banorët të cilët sa vjen u shuhet shpresa se dikush do i ndihmojë.

"Duhet ta kuptojnë që është e vështirë, njerëzit jetonë me ujë sheqer, çaj, po kalojmë një fazë depresive tepër të rëndë." thonë ata para kamerës së A1REPORT! duke kërkuar një ambulancë të qëndrojë pranë tyre 24 orë pasi shëndeti, sidomos i grave, sa vjen e rëndohet.

Banorët janë vendosur prapa godinës së pallatit nga i cili u nxorrën me forcë vazhdojnë të vendosur betejën e vështirë me jetën për zgjidhjen e problemit të tyre.

EMRAT E 10 BANOREVE NE GREVE

Amela Ali, 25 vjeç, e papunë, katër anëtarë në familje, vetëm babai i punësuar

Mirela Ali, 47 vjece, e papunë

Zamira Meta, 58 vjeç, e papune, jeton me të ëmën pensioniste, jo banore e godinës

Sheqere Dani, 51 vjeç ,e papune, katër anëtarë në familje, të gjithë të papunë

Sajmir Dani, 52 vjeç, e papunë

Islam Nazja,54 vjeç, e papunë, tre anëtarë në familje, e shoqja e punësuar

Arjan Xhaferi,55 vjeç, kuzhinier në Gjermani, jeton vetëm

Ramazan Lile, 60 vjeç, i papunë, tre anëtarë në familje, të papunë të gjithë

Eduart Miho, 47 vjeç, i papune, invalid, pesë anëtarë në familje, të gjithë papunë

Adrian Pojani, 56 vjeç, i papunë, përfaqëson të vëllanë


INVALIDI ME PROTEZE NE GREVEN E URISE
Dje grevës së urisë iu bashkua dhe Eduard Muho, një 47 vjeçar, invalid, me protezë në vend të një këmbe, i cili nuk banon në një nga apartamentet e boshatisura me dhunë, por në një tjetër. Por pas disa ditësh Muho e di se rrezikon të ketë të njëjtin fat. Do nxirret jashtë nga Përmbaruesit pasi shtëpia e tij, pranë ambasadës greke, do i kthehet ish pronarit

CFARE KERKOJNE BANORET
Godina 3 katëshe tek rruga "Margarita Tutulani" është boshatisur me dhunë javën e kaluar nga Zyra e Përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe të shtetit, pasi me një vendim gjyqësor duhet t'i kthehet pronarit, por familjarët thonë se ky pronar është fantazëm dhe ka arritur ta fitojë gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor për apartamentet e tyre, ose ndihmë nga shteti duke i strehuar diku, pasi nuk ...

Free Traffic Exchange