Wollfarth: Duhet dialog politik për të zgjidhur ngërçin e KQZ

2015-08-21 0

Kreu i prezencës se OSBE Odihrit-it Eugen Wolfarth ka bërë thirrje forcave politike për dialog mes tyre për të rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë e KQZ-së, ndërsa shtoi që të plotësohet me 7 anëtar si edhe të respektohen rregullat demokratike për të zhvilluar zgjedhje të lira në 23 qershor.

"Kjo pyetje për KQZ është pika kryesore në axhendë dhe ju falenderoj që ma bëtë si pyetje, edhe sekretari I OSBE-së e përmendi në fjalën e tij që nevojitet dialog dhe ndërveprim midis partive për të zhvilluar besim dhe legjitimitet të KQZ-së.

Dhe kjo nevojitet për të pasur një proces sa më të mirë dhe konstruktiv të përgatitjeve për zgjedhjet dhe në fakt është dhe kjo është një thirrje jo vetëm për të dy kampet politike kryesore por edhe për të tjerat që të bëjnë sa më shumë të jetë e mundur për të pasur një proces zgjedhor sa më konstruktiv.

Dhe në fakt është e rëndësishme që si qeveria si mazhoranca të krijojë atmosferën e duhur për të bërë hapa para edhe për opozitën që të zhvillojë dialog konstruktiv edhe për plotësimin e vendeve që janë bosh.

Ky ndërveprim është I nevojshëm sepse për të pasur zgjedhje të sukseshmë në 23 qershor është e rëndësishme që të zbatohen rregullat demokratike në mënyrë që të kemi një KQZ funksionale dhe legjitime. Po e përsëris edhe njëherë që duhet besim dhe të ketë legjitimitet të KQZ-së e cila mund të vazhdojë në këtë mënyrë por mund të bëhet më shumë punë për të krijuar këtë besim dhe për të qenë më legjitime" -- tha Wolfarth para gazetarëve.


ETTORE SEQUI: ZGJEDHJET NJE MOMENT I RENDESISHEM PER CDO VEND DEMOKRATIK

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi pas nje aktiviteti me studentë ka bërë thirrje për realizim të zgjedhjeve të lira.

"Po e ndjek nga afër situatën parazgjedhore, zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për çdo vend demokratik, shpresojmë që procesi zgjedhor të jetë ashtu sic e meritojnë shqiptaret , - tha Sequi".