Itali, Letta merr votëbesimin në dhomën e Deputetëve dhe Senatit

2015-08-21 0

Kryeministri i ri Enrico Letta mori votëbesimin edhe në Senat pas marrjes aprovimit ditën e djeshme në Dhomën e Deputetëve në parlamentin Italian pasi paraqiti programin e tij qeveritar.

Programi i qeverisë së Enrico Letta-s mbështetet në disa reforma kyçe ekonomiko-sociale dhe institucionale të cilat kanë gjetur mbështetjen nga të dyja palët politike të mëdha.

Letta ka premtuar se do të reduktojë taksat mbi sigurimet shoqërore, taksën e njohur IMU e shumëpërfolur mbi pronën e shtëpisë së pare , një pikë mbi të cilën kishte premtuar ish kryeministri Silvio Berlusconi gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Më tej kryeministri caktoi si afat për të verifikuar punën e qeverisë, një periudhë prej 18 muajsh.

Analistët thonë se 46-vjeçari Letta po përpiqet të rifitojë besimin nga partnerët ndërkombëtarë të Romës, të lëkundur ndaj Italisë.

Dhe në fakt sot mbasdite do të takojë në Berlin kancelaren gjermane Angela Merkel dhe të ëmrkurën në darkë do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian , Herman Van Rompuy.

Free Traffic Exchange