Punëtorët e Bashkisë djegin mbeturina tek liqeni Artificial

2015-08-21 2

TIRANE - Çdo mëngjes në zonën e liqenit artificial punëtorët e Bashkisë së kryeqytetit djegin pirgje me mbeturina duke shkaktuar një ndotje të madhe për ambientin dhe qytetarët.

Denoncimi ka ardhur pranë redaksisë së TvA1REPORT! nga qytetarët e Tiranës, të cilët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit, që në orët e para të mëngjesit, ndërsa kryejnë vrapin e përditshëm në kurorën e vetme te gjelbër të kryeqytetit.

"Kjo është mushkëria Tiranës, por ne gjithnjë duam ta përziejmë pak se ndryshe bëhemi shumë të fuqishëm", - ironizon një qytetar i cili kohën e lirë e kalon pranë liqenit.

"Jam shumë i revoltuar, ndotet i gjthë parku, le të gjejnë një tjetër rrugë të shëndetshme" -- shprehet një çift i cili çdo mëngjes bën vrapin buzë liqenit.

Jashtë kameras punëtorët e pastrim gjelbërimit në Bashki shprehen se e bëjnë këtë veprim vetëm prej ditësh, por në zonën përreth vërehen vatra zjarri të vjetra, ku prushi i mbetur konfirmon se djegia e mbeturinave bëhet prej një kohë të gjatë.

Redaksia online
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)