Gjykata e lartë ka pritur sot Presidentin e Republikës z.Bujar Nishani i cili hapi dhe ceremonin e betimit të anëtarëve më të rinj të kësaj gjykatë Tom Ndreca, Admir Thanza si dhe kryetarin e ri të kësaj gjykate z.Xhezair Zaganjori.
Këto zëvëndësime u bënë pak ditë pasi parlamenti i dha Ok-in dekreteve të presidentit Nishani për emërimin e Ndrecës, Thanzës dhe Zaganjorit në gjykatën e lartë.
"Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe se do të respektoj rregullat e etikës profesionale", - bëri betimin Zaganjori.
Në fjalën e tij president i republikës i kërkoi anëtarëve të kësaj gjykate më tëpër përkushtim dhe orientim drejt drejtësisë si dhe prishjën e imazhit se kjo gjykatë shërben si një gjykatë e shkallës së 3-të.
"Unifikimi i praktikave gjyqsëore është njeti më efikas i cili do të orientojë qartë se so do të sillet një gjyqtar në marrjen e vendimit, për cështjet që shqyrton. Nga ana tjetër sfidë shumë e madhe e sistemit tonë të drejtësisë është ecuria e shqyrtimit të çështjeve për qytetarët. Ne duhet të mendojmë për ta shpëtuar gjykatën e lartë nga kthimi I funksionimit të saj si Gjyaktë e shkallës së tretë. I drejtë është vendimi për t apasur këtë gjykatë si supreme, si Gjykatë të Lartë", - tha Presidenti.
Ndërkaq tashmë në cilësinë e kryetarit të gjykatës së lartë Zaganjori u shpreh besim plotë se në drejtimin e tij kjo gjykatë do ti shërbej ligjit duke patur në qendër të vëmëndjes qytetarin shqiptar.