Kur na ndajnë edhe pak javë nga çelja e sezonit turistik, në Vlorë vija bregdetare duket se nuk është aspak gati për të pritur pushues dhe turistë të huaj.
Sic duket edhe nga këto pamje, bregdeti është tejet I ndotur, si pasojë e derdhjes pa kriter të ujërave të zeza në det.
Drjetori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, Geron Gumbardhi shprehet se momentalisht situata është tepër problematike, por po punohet për ngritjen e grupeve të punës për ti dhënë fund këtij shqetësimi.
"Derdhja e ujërave të zeza në det është një shqetësim I ngritur disa herë nga kjo drejtori edhe në vitet e kaluara. Ndonëse sezoni turistik nuk është celur, në fundjavë bregdeti është pushtuar nga plazhistët, duke u favorizuar edhe nga moti I nxehtë me temperatuara të larta".