Kuvendi miratoi me 71 vota kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për të ashtuquajturin incident në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka, cili është edhe djali i ambasadorit në Romë, Neritan Ceka.
Opozita nuk ishte e pranishme në sallë. Në parlament ndodheshin 71 deputetë, deputetë të mazhorancës, përfshi dhe 3 deputetët ish- socialistë, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli të cilët votuan pro ngritjes së komisionit. Deputetët PS, LSI e Dule i PBDNJ nuk ishin të pranishme në sallë. Kryetarja e Parlamenti Jozefina Topalli tha se objekt hetimor do te jete zbardhja e plotë e këtij "akti të shëmtuar" siç e cilësoi ajo.
Opozita bojkotoi edhe konferencën e kryetarëve, cila zhvillohet para nisjes së seancës plenare. Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci i kontaktuar me telefon nga TVA1 REPORT shpjegoi se kjo vendimmarrje është e kundraligjshme. Edhe deputetë të tjerë të opozitës si Erjon Braçe dhe Ditmir Bushati u shprehën se e gjithë kjo veprimtari është antikushtetuese dhe bëhet për të larguar vëmendjen nga probleme të qenësishme që ka vendi.