LSDM, Kire Naumov kërkon listën e delegatëve

2015-08-21 4

Kire Naumovit por edhe kandidatëve të tjerë për fronin e Cërvenkovskit iu pamundësohet qasja në listën e delegatëve të LSDM-së, me arsyetimin për të evituar ndikimin e tyre ndaj 700 delegatëve të LSDM-ja, të cilët më 2 qershor do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të kësaj partie. Kire Naumov sot realizoi një takim me sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së Andrej Petrov, të cilit i kërkoi qasje në listën e delegatëve sepse sipas Naumovit, LSDM-ja nuk është parti që vepron në ilegalitet.

"Ata janë njerëzit, organi më i lartë i partisë i cili në fund më 2 qershor, do të marrë vendimin. Këtu nuk mora ndonjë arsyetim të logjikshëm se pse nuk ëshët e mundur një gjë e tillë, me përjashtim të asaj se asnjë nga kandidatët e tjerë nuk do ta ketë atë listë... Arsyetimi është se me qasjen në atë listë do të ushtrohet ndikim ndaj delegatëve që për mua nuk paraqet ndonjë arsyetim logjik... Ne nuk funksionojmë në ilegalitet që të mos dihen emrat e atyre njerëzve", tha Kire Naumov, kandidat për kryetar të LSDM-së.
Sipas Naumovit, përderisa kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, Këshilli Qendror, Këshilli Mbikëqyrës janë të njohur për opinionin, atëherë pse kongresi i partisë dhe delegatët nuk janë publik. Ai paralajmëroi se pas pranimit të kandidaturës do të ketë kohë të mjaftueshme për prezantim.

"Pas pranimit të kandidaturave dhe normalisht kalimi në komisionin kuadrovik, mendoj pas datës 17-18, mbeten ditët deri në mbajtjen e kongresit ku do tu mundësohet të gjithë kandidatëve që të prezantohen para anëtarësisë", deklaroi Kire Naumov, kandidat për kryetar të LSDM-së.

Siç kemi njoftuar edhe më herët, në garën për kreun e LSDM-së krahas Kire Naumovit, kandidaturat e tyre i kanë konfirmuar edhe Zoran Zaev dhe Zoran Jovanovski. Nuk përjashtohet edhe mundësia që kësaj gare t'i bashkëngjitet edhe Igor Ivanovski. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange