Presidenti i Bosnje-Hercegovinës në paraburgim, akuza për korrupsion

2015-08-21 1

Presidentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zivko Budimir, dhe katër zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij shteti, të dielën u janë caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Mediat vendase njoftojnë se pas vendimit të gjykatës, presidenti Budimir është dërguar në burgun e Mostarit, ku do të vuaj dënimin deri në ndërmarrjen e masave të tjera ligjore ndaj tij.

Në kuadër të aksionit të forcave policore kundër korrupsionit janë arrestuar edhe tre persona të tjerë lidhur me aferën e njëjtë, të mitmarrjes nga personat që prisnin që presidenti i vendit t'ua fale dënimet me burg.

Përveç presidentit Budimir, nga 30 ditë paraburgim u është dhënë edhe këshilltarit të tij, dhe disa dhe zyrtarëve të lartë për çështje të veteranëve të luftës dhe të amnistimit.

Bosnja është konsideruar si një nga vendet më të korruptuar në Evropë për shkak të strukturave komplekse administrative si dhe përcarjet etnike dhe politike, që prej luftës në rajon 1992-1995.

Free Traffic Exchange