Itali, dy polic plagosen derisa qeveria jep betimin

2015-08-21 8

Dy police u plagosën jashtë zyrave të kryeministrisë, në ditën kur qeveria e re e Enriko Letës bënte betimin vetëm 1 kilometër më larg, në pallatin e presidencës. Një burrë, i përshkruar nga dëshmitarët, si i veshur mirë me kostum, u arrestua në vendin e ngjarjes ku ndodhën të shtënat me armë, pranë turmës së mbledhur që priste kthimin e kabinetit qeveritar nga betimi në presidencë. Motivi i të shtënave ende nuk është i qartë nëse lidhet pikërisht me qeverinë e re.; Një nga policët ishte plagosur në qafë, dhe në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri me plumb në gju. Të paktën 5 apo 6 të shtëna armësh u dëgjuan në vendngjarje, nga armë me kalibër të vogël, që supozohet pistoletë. 46 vjecari, Enriko Leta, kreu u partisë demokratike, sot bëri betimin si kryeministri i ri i vendit, mandat të cilin e pranoi zyrtarisht nga presidenti Xhorxho Napolitano. Qeveria e re italiane përbëhet nga një koalicion mes të majtëve dhe të djathtëve, pas një ngërçi politik dy-mujor që përfshiu vendin pas zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, të cilat nuk nxorën asnjë fitues të saktë. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange