Turistët e parë në Strugë nga Shqipëria!

2015-08-21 8

Në prag të çeljes së sezonit të ri turistikë në Strugë dhe Ohër kanë mbërritur pushuesit e parë. Pas aeroplanit me vizitorët nga Halanda tani në këto dy qytete kanë arritur edhe turistët nga vendet fqinje , në radhë të parë ata nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia. Turistët nga Shqipëria shprehen se në Strugë janë shumë të dëshiruar për shkak të mikpritjes dhe bujarisë së pranishme në çdo shtëpi të struganëve.

"Erdha për fundjavë në Strugë,më pëlqen shumë, qenka me gjithë mend një qyteti pastër i këndshëm dhe shumë mikpritës. Mendoj se ka gjithmonë perspektivë për ta parë, Jemi një komb, flasim një gjuhë, është gjëja më e mirë që të nxjerrim vlerat tona".

"Qëllimi i ardhjes tonë në Strugë është i shumë anshëm, sepse kemi dëgjuar fjalë shumë të mira, unë e kam frekuentuar shpesh, sepse jam nga Pogradeci. Ishte mendimi im që unë iu dhashë shoqeve, shoqet menduan që të vinin dhe vërtet janë shumë të kënaqura dhe nuk i gënjeva për atë që ju kam thanë. Do ju bëjmë lakmi edhe shoqeve të tjera të cilat do të kalojnë fundjavën edhe pse jo pushimet verore pranë liqenit të bukur të Ohrit,e pse mos e shijomë atë peshkun e shijshëm që ka ky liqen. Vërtet është një qytet i pastër, ka shumë vlera".

Banorët e Strugës janë optimist se ky vit do jetë më i mirë, për shkak të shërbimeve dhe nivelin e lartë qe këtë vit kanë përgatitur operatorët turistik. Mbështetje të madhe kanë shprehur edhe ministria e ekonomisë dhe komuna e Strugë e cila ka premtuar një qytet të pastër dhe të qetë.

"Sa i përket përgatitjes së ardhjes së turistëve në Strugë, mund të them se jemi në fazën përfundimtare. për këtë vit risi do të jetë premtimi i ministrit të turizmit z. Saracini që në Strugë të hapet zyra për promovimin dhe zhvillimin e turizmit. Gjithashtu risi tjetër është ardhja kryebashkiakut të ri ,i cili gjithë kohës në kampanjën e tij ka reklamuar se do ti përkushtohet turizmit", u shpreh Shpëtim Mustafai, operator turistik.

"Jemi në pritje të sezonit turistik, në fillim të sezonit turistik, faza para-përgatitore vetëm sa ka filluar Plazhet janë pastruar, mirëmbahen. shpresojmë që këtë vit të ketë turist edhe më tepër. Sa i përket pastërtisë së plazheve të qytetit,kërkojmë nga organet kompetente të komunës të marrin masa me pastrimin e plazheve,parkut të plazhit", deklaroi Jeton Selimi, hotelier.

"Jemi në vigjilje të sezonit turistik të 2013,shpresoj dhe besoj që ky sezon turistik do të jetë tepër i suksesshëm, si në aspektin e infrastrukturës,organizimit, ardhjes së turistëve, po ashtu edhe pritjes së tyre. Besoj që do ketë një rritje të turistëve këtë vit,për shkak se edhe objektet afariste, hotelierët janë rritje të cilësisë së tyre".

"Struga dhe Ohri duhet ta zgjerojnë turizmin jo vetëm në periudhën e verës, por në gjithë periudhën e vitit sepse mund ti shfrytëzojmë edhe malet rreth nesh, të bëhen edhe qendra malore."

Drejtuesit e objekteve hotelierike thonë gjatë ditëve në vazhdim presin një fluks shumë të më madh të vizitorëve e për shkak të festës së 1 majit ...