Berisha: Qosja, fosile e botës së vjetër me mendime të mykura

2015-08-21 0

Kryeministri sulmon akademikun Rexhep Qosja, i njohur si një nga kritikët më të fortë dhe këmbënguljen se vetëm largimi i Berishës nga qeveria çliron Shqipërinë. Berisha sulmon dhe kreun e opozitës dhe koalicionin e majtë: Grumbullim i bijve të etërve të bllokut të grupuar dhe strukturuar në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar. Deklaratat më të fundit kritike të akademikut të njohur nga Kosova, drejtuar kryeministrit u bënë në media 10 ditë më parë kur Qosja erdhi në Tiranë për promovimin e librit "Shqipëria dhe Kosova si duhej të jetë". E, ndërsa po mendohej se kryeministri do e kalonte në heshtje pa i komentuar, sot papritur, në një bashkëbisedim me punonjëse dhe menaxhere të angazhuara në biznes në qytetin e Durrësit Berisha kundërpërgjigjet:

"Në prani të një grupi pak a shumë liberal hapet çështja: Sali Berisha e Enver Hoxha, dhe ky bashkë me avokatin mahnitën të pranishmit se Enver Hoxha bëri shtet. Këtë pikëpamje, këtë tezë e përhap dhe Qosja që është një fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore. Nuk i mohoj Qoses, Danjollin e Sherkos, "Vdekja vjen prej syve të tillë"; është një kryevepër, por mendimet e tjera i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se Enveri bëri shtet dhe në darkën, kur e pyetën avokatin i thonë po mirë ti i bëre kaq vite burg, e ai përgjigjet më futi por me ligj. Pse i them këtu- vazhdoi kryeministri- bijtë e etërve të bllokut janë grupuar, strukturuar në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar. "

Free Traffic Exchange