Lushnje, roja e sigurisë vret tregtarin nga Shijaku

2015-08-21 1

LUSHNJE - Një tregtar nga Shijaku është ekzekutuar me armë zjarr nga një prej rojeve të sigurisë në tregun e Fruta-Perimeve në dalje të qytetit të Lushnjës. Viktima është identifikuar shtetasi Dashamir Hykja 35 vjeç nga Durrësi, ndërsa mësohet së krimi ka ndodhur pas një konflikti verbal që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve mes tij dhe autorit.

Vrasja u shënua mëngjesin e sotëm. 35 vjeçari është dërguar me urgjencë nga persona të rastit drejt spitalit të qytetit të Lushnjës por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë që autori i krimit është larguar menjeherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Trupi i pajetë i tregtarit nga Durrësi është në morgun e spitalit qytetit në pritje për tu tërhequr nga familjarët, ndërsa mister mbeten ende rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndëkohë forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj dhe arrestimin e autorit. Mbi 25 persona u shoqëruan në polici dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e krimit.

Free Traffic Exchange