Bangladesh, një grua lind foshnjen nën rrënojat e pallatit

2015-08-21 3

Zjarrfikësit në Bangladesh kanë shpëtuar edhe një grua bashkë me fëmijën e saj, të cilin e lindi nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar të mërkurën. Kjo është konsideruar nga mediat si një mrekulli.

Më shumë se 3 mijë persona mendoheshin të kenë qenë në ndërtesë në momentin e shembjes dhe rreth 600 të tjerë rezultojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Pronarët e 2 prej 5 punishteve teksile që ndodheshin në ndërtesën 8 katëshe janë arrestuar nga policia. Ndërkohë autoritet policore janë ende në ndjekje të pronarit të ndërtesës dhe disa personave të tjerë të cilët nuk u kushtuan rëndësi paralajmërimeve zyrtare për të evakuuar mjediset, pasi inspektorët zbuluan të çara në ndërtesë të martën.

Të paktën 323 persona kanë humbur jetën në ndërtesën Rana Plaza në Dhaka dhe të shtunën në mëngjes janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit edhe 24 persona të tjerë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesës.

Zyrtatët thonë se grupe të posaçme po punojnë pa pushim dhe po përdorin cilindra me oksigjen si dhe ushqime e shishe me ujë për personat e bllokuar nën rrënoja.