Sot votuesit në Islandë i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme ku sipas sondazheve këto zgjedhje pritet të rrëzojnë koalicionin qeveritar të qendrës së majtë.
Analistët thonë se dy partitë e qendrës së djathtë do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri të re të cilët kanë premtuar gjatë fushatës elektorale një zbutje të politikave të masave shtrënguese, që kanë sjellë pakënaqësira tek qytetarët.
Fitorja e qendrës së djathtë do të sjellë një rikthim të tyre, e cila u fajësua gjerësisht për kolapsin ekonomik të Islandës në vitin 2008.
Gjithashtu fitorja e tyre mund të ndalë bisedimet për anëtarsim mes ishullit dhe Bashkimit Europian.
Islandezët janë shumë të zemëruar me qeverinë aktuale e udhëhequr nga kryeminstrja 70-vjeçare Johanna Sigurdardotir, e cila pritet të dalë në pension duke thënë se politikat e saj shtrënguese janë shumë të dhimbshme.
Kutitë e votimit janë hapur në orën 09:00 ku më shumë se 230 mijë votues pritet të hedhin votat e tyre.
Rezultatet e para të zgjedhjeve priten të dalin së shpejti pasi të mbyllen votimet në orën 22:00.