Durrës, Hyska në burg pa afat pas dëshmisë së një 5-vjeçari

2015-08-21 0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit "Burg pa afat" për Ardit Hyskën, i cili dyshohet se qëlloi me armë 27-vjeçain Refik Lila. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Hyska nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ditën e krimit ka qënë në një spital të Durresit me familjarë të tij.

Pas vendimit për masën e sigurisë arrest me burg, për të dyshuarin kryesor të vrasjes së Refik Lila në Durrës, ndalimi i të cilit u bazua mbi dëshminë e një fëmijë 5 vjeç, ka reaguar dhe i ati i këtij të fundit, i cili kërkon që dëshmia e të birit të mos merret për bazë. Denis Luku, i ati i fëmijës thotë se dëshmia e fëmijës së tij nuk është e besueshme, por kjo mund t'i kushtojë burgun autorit të dyshuar të vrajes.

Nga ana tjetër edhe familjarët e Hyskës deklarojnë se i afërmi i tyre është i pafajshmëm. Sipas tyre Arditi në momentin e krimit ka qenë në spitalin e Durrësit, ndërsa hedhin poshtë dëshminë e 5 vjecarit, nga e cila thonë se u bazua policia për arrestimin e 24 vjeçarit.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit "Burg pa afat" për Ardit Hyskën, i cili dyshohet se qëlloi me armë 27-vjeçain Refik Lila. Hyska nuk e ka pranuar autorësinë, duke pretenduar se ditën e krimit ka qënë në një spital të Durresit me familjarë të tij. Dyshohet se konflikti për një femër u bë shkak për vrasjen e 27 vjecarit Refik Lila nga Peshkopia dhe banues në Durrës.

Free Traffic Exchange