Meta: Aleanca Popullore, vendimtare për të bërë rotacionin e vendit

2015-08-21 0

Në një deklaratë për mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar koalicionin me Aleancën Popullore. Kryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e ka cilësuar koalicionin 'Shqipëria Europiane' si koalicionin më të madh që është realizuar ndonjëherë në historinë e vendit. Meta theksoi se koalicioni me Aleancën Popullore do t'i shërbejë vendit për rotacionin e pushtetit.

"Aleanca Popullore ka vizion konstruktiv dhe do të japi kontribut për realizimin e rotacionit aq të nevojshëm për vendin tonë. Lëvizja Socialiste për integrim ka si çështje të rëndësishme dhe prioritare çështjen çame", tha Meta

Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka e ka cilësuar Rezolutën Çame si tepër të rëndësishëm dhe me prioritet për integrimin e Shqipërisë në Europë.

"Ne sot jemi pjesë e një koalicioni fitues. Çështjen Çame e shikojmë të lidhur bashkë më integrimin e shqipërisë. Kjo rezolutët duhet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë. Aleanca Popullore është kundra çdo marifeti të rezolutave të pamiratuara", u shpreh Dojaka.


Më pas, kryetari i LSI i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngërçin që ka bllokuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Meta e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme dhe ka bërë përgjegjëse mazhorancën.

"Opozita ka një qëndrim të qartë për KQZ. Për ne është e rëndësishme rivendoisja e besimit dhe konsensusit. Nëse ka vullnet kjo gjë mund të ndodhë, nuk ka qënë opozita ajo që ka prishur konsensusin", tha Meta për mediat.

Free Traffic Exchange