Prezantoheshin si ndërtues dhe mashtronin qytetarët duke u marrë shuma të konsiderueshme eurosh me premtimin se do t'u ndërtonin shtëpi banimi dhe dyqane në qytetin e Tiranës.
Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorinë e Policisë Korcë në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë finalizuan më 25 prill operacionin e koduar "Ndërtuesi", në kuadër të të cilit u arrestua Altin Urucin 31 vjet nga Lushnja, u shpall në kërkuim Stefanaq Curo 44 vjet nga Përmeti si dhe ka filluar ndjekja penale gjendje të lirë për Fori Curo 80 vjet po nga Përmeti.
Veprimrtaria e tyre mashtruese nga hetimet e para mësohet se shtriheshin në qarqet Korcë, Fier, Gjirokastër dhe Tiranë. Vetëm prej qytetarëve Jorgjo Jorgji dhe Sotiraq Vangjeli ata kanë marrë 220.000 euro.
Altin Uruçi përdorte emra të rremë si Rrahman, Aldo, Viron, dhe Andrea.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e këtyre shtetasve është bërë sekuestrimi i mjetit Opel Astra me targë AA 999 GF në pronësi të Altin Urucit si dhe katër aparate celularë. Po hetohet për të zbuluar prova te tjera të mashtrimit me përmasa të mëdha të kryera nga këta persona. Ndërkohë policia e Korçës ka bërë thirrje që persona të tjerë nga katër qarqet ku ishte shtrirë mashtrimi i këtij grupi, po edhe në mbarë vendin që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, të denoncojnë mashtrimin që u është bërë nga këta persona pranë policisë së Korcës.