Cërvenkovski njofton largimin nga kreu i LSDM-së

2015-08-21 2

Askush nga LSDM-ja nuk komenton paralajmërimin e liderit Branko Cërvenkovski se nuk do të kandidohet edhe për një mandat të ri. Cërvenovskit më 24 maj i skadon mandati dhe në kongresin partisë që është caktuar për më 2 qershor do të zgjidhet kryesi e re. Largimin e tij nga kreu i LSDM-së, Cërvenkovski ia kumtoi mbrëmë vonë Këshillit të përgjithshëm të partisë pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale. Ai siç bëhet e ditur ka thënë në mbledhjen partiake se largohet nga partia pasi nuk ka arritur të imponojë qëndrimin e tij për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Vendimin sipas tij anëtarët e kanë miratuar vetëm me ngritjen e gishtave por jo edhe me zemër. Nga kjo parti gjithashtu njoftojë se gjatë mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendrorë ka pasur zëra të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Cërvenkovskit për tu larguar, por Cërvenkovski kanë qenë i prerë se nuk kandidohet edhe për një mandat të ri. Ndërkohë pas miratimit e datës për mbajtjen e Kongresit kanë filluar të rrjedhin edhe afatet për kandidatët e rinj të cilët pretendojnë fronin e Cërvenkovskit. Tani për tani në opinion lakohen emrat e Zoran Zaevit, Igor Ivanovskit dhe Zoran Jovanovskit. Ky i fundit gëzon mbështetjen e dy nënkryetarëve të partisë Gordan Georgiev dhe Ana Pavllova-Daneva. Derisa Jo zyrtarisht mësohet se Radmilla Sheqerinska nuk do të kandidohet por mbështetjen e saj do t'ia ofroj Zoran Zaevit. Ky i fundit në një deklaratë për '24 Vesti' ka konfirmuar se do të jetë njëri nga kandidatët i cili do të garoj për kryetarë të LSDM-së dhe nëse merr mbështetjen e delegatëve në Kongres atëherë ai për prioritet do të ketë konsolidimin e partisë. Në të kundërtën, nëse kandidatët në Kongres vendosin për ndonjërin nga kundër-kandidatët e tij, atëherë ai do të jetë mbështetës i fortë i tyre. Kandidaturat për kryetar të ri të LSDM-së do të verifikohen më 16 maj, për kur është caktuar edhe mbledhja e radhës e Këshillit Ekzekutiv të partisë. Ndërkohë, Andrej Zhernovski në cilësinë e kryetarit të PLD-së ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë për kryetrarin e ardhshëm të LSDM-së, pavarësisht se kush do të jetë ai.


"Asnjëherë nuk kam komentuar zhvillimet brenda-partiake, dje kisha mbledhje njëorëshe me zotin Cërvenkovski, kuptohet se biseduam edhe për hapin e tij dhe për atë se çfarë do të ndodhë më tej në LSDM, dhe kuptohet si parti më e madhe dhe dominonte në këtë politikë do të reflektohet gjendja edhe në mbarë koalicionin. Megjithatë ajo që mund ta them në emër të PLD-së, kushdo që të zgjidhet si kryetarë, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe do ta ketë mbështetjen nga ne si parti", tha Andrej Zhernovski, kryetar i PLD-së.


Ndryshe, Cërvenkovski në krye të LSDM-së qëndron që nga viti 1991, me përjashtim të periudhës kur ishte presidenti i vendit gjatë të cilës u zëvendësua nga Vllado Buçkovski, Zoran Zaev dhe Radmilla Sheqerinska. Bedri Rexhallari