Elbasan dhe Gjirokastër,beteja mes ministrave për 23 qershorin

2015-08-21 2

Dy qarqe larg njëri tjetrit, njëri në Shqipërinë e mesme dhe tjetri në jug të vendit, përkatësisht Elbasani dhe Gjirokastra do të kenë një përplasje "big"-ësh në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.

Partitë kryesore në vend, përkatësisht Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në një koalicion të përbashkët zgjedhor dhe Partia Demokratike kanë vendosur të zbresin në qarkun e Elbasanit dhe atë të Gjirokastrës me kryesues listash ministra dhe ish-ministra të rëndësishem në kabinetet e ndryshme qeveritare. Kështu në qarkun e Elbasanit kryesues i listës së kandidatëve për deputetë do të jetë ish-ministri i Pushtetit Vendor, ish-zv.ministri i Jashtëm njëherësh dhe një ndër figurat më të forta në PS, Ben Blushi.

Ndërkohë që përballë tij në krye të listës së kandidatëve të PD do të jetë ish-ministri i Drejtësisë nën qeverisjen e PS, ministri aktual i Mbrojtjes nën qeverisjen e PD, Arben Imami. Ndërsa në krye të listës së kandidatëve për deputetë për LSI mendohet të jetë ish-ministri i Jashtëm, i METE, njëherësh dhe ish-zv.kryeministër Edmond Haxhinasto.

Një treshe e fortë ministrash e ish-ministrash që kanë punuar te ekonomia, drejtësia, mbrojtja, diplomacia dhe pushteti vendor do përplasen në këtë fushatë të fortë zgjedhore që pritet të fillojë në mesin e muajit maj, pavarësisht se në mënyrë jozyrtare që në janar të këtij viti, ka filluar, për të ndarë mes tyre të 14 deputetët e qarkut të Elbasanit, tepër jetik për çdo forcë politike që aspiron drejtimin e qeverisë në mandatin e ardhshëm.

Ndërkohë ka pasur barazpeshë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 mes bllokut të majtë dhe bllokut të djathtë, duke marrë secili nga shtatë mandate deputeti. Kalimi i LSI në kampin e majtë pritet të prishë këtë balancë të brishtë të krijuar në zgjedhjet e kaluara, duke pasur parasysh se do të ketë dhe një përballje të re në krye të listave, ku Blushi, Imami dhe Haxhinasto pritet t'i japin më shumë agresivitet dhe finesë një fushate zgjedhore, të acaruar që në gjenezë.

Por dhe përballja në qarkun e Gjirokastrës pritet të jetë e fortë, teksa tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI kanë përzgjedhur të kryesojnë listat figura të spikatura në partitë e tyre dhe për më tepër që njohin në mënyrë thelbësore qeverisjen, pasi janë ose kanë qënë ministra të rëndësishëm në kabinetet qeveritare të PS dhe të PD.

Kështu në krye të listës së PS për qarkun e Gjirokastrës mendohet të jetë ish-ministrja e Jashtme, por dhe e Kulturës, anëtarja e kryesisë dhe deputetja Arta Dade. Ndërsa në krye të listës së PD në këtë qark mendohet të jetë ish-ministri i METE, aktualisht ministër i Bujqësisë nën qeverisjen e PD Genc Ruli.

Ndërkohë që në krye të listës së kandidatëve për deputetë të LSI do të jetë ish-nënkryetari i Kuvendit, ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, deputeti që ka shumë mandate në këtë qark. Përplasja mes tyre pritet të ketë të garantuar forcën, agresivitetin dhe intelektualizmi.

Duke qënë se PS dhe LSI janë në koalicion, pritet që shkalla e vës...