Atentati ndaj Adrian Levanti shoqërohet një prej autorëve

2015-08-21 6

Ish boksieri Ardian Levanti, është ekzekutuar me 7 plumba pistolete mesnatën e së enjtes,(26.04.2013). Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Sipas të dhënave të gazetarit të TV A1 REPORT! Arsen Rusta mendohet se autori (ose autorët) ka ndjekur pas viktimën deri në katin e shtatë të pallatit dhe më pas e ka qëlluar me 7 plumba pistolete.

TMERRI NE PALLAT
Të shtënat e pistoletës në mes të natës dhe për më tepër brenda në pallatin e tyre, kanë tmerruar banorët, të cilët për disa orë kanë përjetuar panik dhe frikë. Autori është larguar duke përfituar nga një rrugicë e errët mes pallateve. Zona ku ka ndodhur krimi ka shumë pallate.

IDENTIFIKOHET NJE AUTOR, PISTA E HAKMARRJES
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar Z.Gjini dhe e ka shpallur atë në kërkim. Sipas bluve të Tiranës vrasja dyshohet se është kryer për motive hakmarrje para disa ditësh vëllai i viktimës Adrain Levanti kishte plagosur një person. Adrian Levanti ishte një person me precedentë penal. Disa vite më parë është dënuar me burg për grabitje dhe informohet se vetëm kohët e fundit kishte dalë nga burgu. Flitet se në këtë atentat autori mund të mos ketë vepruar vetëm, mund të ketë qenë me të vëllanë, por këto janë detaje ende të pakonfirmuara, ndërkohë që policia në orët në vazhdim pritet të japë detaje në lidhje me krimin.

Free Traffic Exchange