Koreja e Jugut ka propozuar bisedime zyrtare me fqinjin e saj verior në lidhje me rifillimin e punës në kompleksin e përbashkët industrial Kaesong.
Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit, në Seul Kim Hyung-seok, paralajmëroi gjithashtu për masa të ashpra, nëse Peniani refuzon ofertën. Ai nuk specifikoi se çfarë mund të ndodhë nëse propozimi refuzohet.
Kompleksi industrial Kaesong e cila është hapur në vitin 2004 është një zonë prodhimi e përbashkët mes dy vendeve dhe është mjaft e rëndësishme për të dy Koretë pasi ofron çdo vit rreth 2 miliardë dollarë në tregti.
Në vazhdën e retorikën së saj kërcënuese Peniani bllokoi hyrjen e puntorëve të fqinjëve jugorë në kompleksin ndërkufitar Kaesong e cila ndodhet në anën koreano veriore.
Propozimi i Seulit vjen në kohën kur tensionet midis dy rivalëve kanë arritur kulmin, për shkak të sanksioneve të intensifikuara ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut pas proves së tretë bërthamore, që Penjani ka kryer në muajin shkurt.