Braçe: Berisha e privatizoi Atdheun ia dha 5 biznesmenëve

2015-08-21 7

Seanca e Kuvendit ka nisur me debate mes ministrit të Financave dhe deputetit të PS-së Erjon Braçe për pr/ligjin që lidhet me dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të kontenierëve dhe mjeteve të tjera që hyjnë e dalin në territorin e Republikës së Shqipërisë por dhe për taksimin me 10% të tokës së dhuruar.


ORA 12: 30 BALLA: DESHTOI PRIVATIZIMI I 4 HEC
Deputeti i PS-së Taulant Balla tha se qeveria ka dështuar në të gjitha proceset e privatizimit, madje e quajti të dështuar privatizimin e 4 HEC, dhe ngriti pyetjen nëse qeveria i ka marrë paratë e privatizimit të 4 HEC, atë të Bistrica1, Bistrica 2, Ulzës e Shkopetit

"Dështuat me privatizime, u turrët të shitni gjithçka për të mbushur arkën bosh të shtetit. I keni marrë paratë e shitjes së 4 HEC? Jo si keni marrë se keni një kontratë që ia dhatë atij mikut të qeverisë që duhej të garantonte paratë në bankë dhe banka nuk ia dha. Ky privatizim dështoi. Nuk e njohim privatizimin e 4 HEC sepse keni dështuar "- tha Balla.

Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së Balla tha se po bëhen pjesë e kësaj skeme korrupsioni. "Detyra juaj është të votoni pisllëqet që bëjnë këta qeveri. Ju jepni votën këto marrin paratë, 23 qershori për fat të mirë do rilindë Shqipëria, shpresoj që do rilindë edhe ju, votues të korrupsionit të kësaj qeverie."

ORA 11:50 BRACE: NUK FLASIM PER DAMIR FAZLLIÇ POR TOKAT E FSHATAREVE
Diskutohet pr/ligji për taksimin e tokës së dhuruar. Sipas ministrit të Financave Ridvan Bode dhurimi i tokës duhet taksuar "sepse ka nga ata që janë bërë milionerë."

"Kjo është mënyra për të pastruar paratë. Një nga kryetarët e listave që ke nxjerrë në rrethe ka bërë miliona dollarë prandaj kemi vënë taksë dhurimit. Merr shiko dosjen e njërit prej tyre ka transaksione tokash. Do vihet taksa për të dekurajuar ata që shesin e blejnë me pasuritë e të tjerëve."- tha Bode.

Duke mos kërkuar taksimin e dhurimit të tokës pasi rrit barrën për qytetarët Braçe tha: "Nuk flasim për Damir Fazlliçin por për tokat e fshatarëve. Nuk kanë fshatarët tanë para të pista për të pastruar"

Eshtë një gropë e thellë, që do i bëjë dëm qytetarëve, që do detyrohen ta mbushin siç e mbushën edhe në 2007. Këta i shkojnë fshatit vetëm për fushata. 10 përqind tatim mbi bazën e refernecës, edhe kur dhurohet toka nga babai te i biri, duke bllokuar një proces normal. Ju vini sot dhe thoni që vetëm kur e shet nuk tatohet dhe kur e dhuron tatohet. Kërkojmë që çdo familje të mos tatohet kur dhurohet brenda trungut familjar, pasi kthen pronën në një zinxhir gjaku për konfliktet. Që Saliu është kapitalist këtë e kuptoj, por një pyetje çfarë do të bëjë me jetën e tij? Çfarë do ta bëni këtë fshatar që mundohet të shesi tokën, cdo bëni më pas do i jepni ndihmë qesharake apo do i thoni puno argat sepse i thoni dil e puno te Partizani Panjohur, apo ikni emigrant? Nuk po zgjidhni problemet mbi tokën."- tha Braçe.

ORA 11: 40 BRACE: PO MONOPOLIZONI SHERBIMET PUBLIKE, BODE: NDIHMOJNE TRANSPARENCEN
Deputeti i PS-se Erjon Braçe akuz...

Free Traffic Exchange