Vlorë, vidhen kabllo elektrike banorët në errësirë prej një jave

2015-08-21 1

Grabitja e një kablloje elektrike per të dytën herë brenda një muaji ka lenë në errësirë të plotë lagjen Pavarësia në Vlorë.

E gjithë zona ka mbetur në errësirë prej një jave, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Banorët apelojnë për ndihmë, dhe kërkojnë të merren masa për zëvëndësimin e kabllove dhe për kapjen e autorëve përgjegjës.

Lagjia Pavaresia në Vlorë ka rënë disa herë pre e grabitjeve gjatë natës. Ende nuk dihen autorët e ngjarjeve, ndërsa sot rreth 200 familje dhe një numër i madh biznesesh në këtë zonë jane zhytur në errësirë.

Free Traffic Exchange