Berisha-Ramës: Çlirohu nga fobitë të miratojmë votën e emigrantëve

2015-08-21 0

Në prag të zgjedhjeve parlamentare kryeministri Berisha ripërsërit ftesën drejtuar kundërshtarit të tij politik për të miratuar nismën për votimin e emigrantëve. Madje për këtë Berisha thotë se është gati të marrë të gjithë përgjegjësitë teknike.

"I them zotit Rama se është në nderin dhe dinjitetin tonë tu japim atyre mundësinë të votojnë aty ku janë. Çlirohu nga fobitë dhe urdhëro të vendosim që nesër në Parlament apo ditën e hënë, dhe përgjegjësinë e merr qeveria nëse nuk krijon kushtet të votojnë aty ku janë. Është e lehtë të shkosh e të mbledhësh fonde prej tyre e të mashtrosh. Hajde të krijojmë mundësitë aty ku janë, teknologjitë e avancuara bëjnë të mundur me të njëjtën saktësiqë vëllezërit e motrat tona që janë aksionarë më të mëdhenj të vendit. Nuk duhet të kesh frikë nga vota e shqiptarëve."- tha Berisha.

Madje ai ironizoi dhe një deklaratë të Ramës pas propozimit që kishte bërë për votimin e 16 vjeçarëve dhe ku kreu i opozitës ishte përpjekur të nxirrte në pah se pamundësinë e kësaj moshe të votojë.

"E shihja një ditë mjeran, sapo fola unë për votën e 16-vjecarëve doli në studio me një 16 vjeçare Nuk mund ti krahashosh 16 vjeçarët e sotëm me ata të bllokut, është si të krahasosh breshkën me shqiponjën"- tha Berisha.
Qeveria vendosi sot të hapë rrugën ligjore të subvencionimit të tvsh-së për fermerët në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu Qeveria vendos sot edhe heqjen e akcizës për naftën për fermerët në të gjithë vendin.

Free Traffic Exchange