Ministri Ivo Ivanovski, u shpall jo kompetent që të japë përgjigje për digjitalizimin e televizioneve - proces ky që e zbaton pikërisht Ministria të cilën ai e drejton. Deri tek Ivanovski, televizioni Alsat-M dërgoi shumë pyetje lidhur me këtë proces, por prej atje morëm rekomandimin që përgjigjet ti kërkojmë në Agjencinë për Komunikime Elektronike, edhe krahas faktit që pikërisht Ministria e Shoqërisë Informatike është krijuesi i ndryshimeve të Ligjit me të cilët duhet të zbatohet procesi i digjitalizimit. Në përgjigjen e Ivanovski shkruan:
"Për shkak se pyetjet kanë të bëjnë me Agjencinë për Komunikime Elektronike, në fushën e procesit të digjitalizimit, prandaj më së miri do të ishte ata t'ju japin përgjigje".
Televizioni Alsat-M, pyetjet e njëjta tashmë i ka dërgua edhe në Agjencisë për Komunikime Elektronike, por edhe nga atje ende nuk ka përgjigje. Qëndrimi i këtillë i Ministrisë është befasues, duke pasur parasysh se pyetjet për të cilat kërkuam përgjigje, kryesisht kanë të bëjnë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike, si dikaster përkatës për zbatimin e procesit të digjitalizimit. Ja një pjesë e pyetjeve, për të cilat kërkuam, kurse nuk morëm përgjigje nga ministri Ivanovski:
Pse Maqedonia duhet ta zbatojë procesin e digjitalizimit deri në Qershor të vitit 2013?
A ka ndërmarrë Maqedonia ndonjë detyrim për të zbatuar procesin e digjitalizimit deri më 1 Qershor 2013?
Athua Maqedonia do të paguajë ndonjë gjobë nëse digjitalizimin e mediave nuk e zbaton deri më një Qershor të vitit 2013?"
Athua dhe sa vendet në rajon e kanë zbatuar procesin e digjitalizimit?"
A janë bërë analiza në tregun mediatik për procesin e digjitalizimit. Çka tregojnë këto analiza dhe a janë në dispozicion për opinionin?"
Të gjitha këto pyetje iu dërguan për të sqaruar dilemat dhe gjendjen kaotike në të cilën futet tregu i mediave. Njëra nga dilemat që dëshiruam ta sqarojmë është pse edhe krahas faktit që sipas Konferencës së Gjenevës, digjitalizimi duhet të zbatohet deri në korrik të vitit 2015, deri kur praktikisht edhe shumica e stacioneve televizive kombëtare në vend kanë licenca të vlefshme për sinjal analog, Maqedonia me këmbëngulje insiston dhe po shpejton që procesi i digjitalizimit të përfundojë më një Qershor të këtij viti, kur thuajse askush në rajon nuk e ka kryer këtë proces. Shumica e mediave elektronike tashmë i ka bërë thirrje pushtetit se rregullat e reja të lojës dhe rritja e shpenzimeve do të godit tërë biznesin dhe të punësuarit, dhe në mënyrë plotësuese nëse nuk gjendet një zgjidhje e përshtatshme, atëherë prej një Qershorit të këtij viti është e pasigurt se cilat dhe sa media mund të mbijetojnë në etër. Natasha Stojanovska