Projekti Italo-Shqiptar, prezantohen projektet për Shqipërinë

2015-08-21 1

Borxhi që Shqipëria i detyrohej Italisë është konvertuar në financim të projekteve me impakt social në vendin tonë. Ambasadori italian Massimo Gaiani së bashku më ministrin Bode kanë prezantuar 13 projekte, që mbeshtesin integrimin social dhe ekonomik të grupeve shoqërore më të prekura.
projektet fituese

Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim ka prezantuar sot në ministrinë e Financave me prani dhe të Ambasadorit Italian Masimo Gaiani projektet fituese të raundit të parë të propozimeve. Bëhet fjalë kryesisht për projekte që mbështesin integrimin social dhe ekonomik të grupeve shoqërore më të prekura.

Nga 92 projekte të prezantuara fituan 13 prej tyre, të cilët do financojnë rikonstruksione shkollash, përmirësimin e aftësive në nivel lokal, shumllojshmërinë e prodhimit bujqësor dhe zonat rurale me prezencë të fortë të minoriteteve.

Ministri Bode ka falenderuar ambasadorin Italian dhe qeverinë italiane për investimin e këtyre parave që Shqipëria duhet ti kthejë Italisë dhe që tashmë janë para që do financojnë projekte sociale në vendin tonë. Ambasadori Gaiani shprehet i kënaqur për kërkesën e lartë të
projekteve dhe përfshirjen e zonave nga jugu në veri të Shqipërisë në to.


"Është shumë i rëndësishëm fakti që në këto projektë janë përfshirë sektorë të rëndësishëm si ai social, i edukimit, i shëndetësisë dhe ai i zonave rurale. Kemi një mbulim të territorit në tërësi.

Kemi pasur projekte edhe nga autoritetet lokale të jugut, qëndrës dhe veriut të Shqipërisë. Dua të përmend projektet në lidhje me rikonstruksionin e shkollave si shumë bazik, ato që duan ti japin zgjidhje problemeve të rëndësishme të shëndetësisë, si dhurimi i sigurtë i gjakut.

Gjithashtu projektet për zhvillimin rural që shpresojmë të realizohen me sukses. Duke mbështetur realizimin e iniciativave private, sidomos në sektorin bujqësor dhe të agrikultures, për të sjellë më shumë mirëqënie dhe më shumë zhvillim në Shqipëri", tha ambasadori italian Gaiani.

Iniciativa italiane për faljen e borxhit të Shqipërisë është shumë origjinale pasi nuk merr paratë mbrapsht por i investon ato në vendin tonë përmes projektesh konkrete për komunitetet në nevojë

Free Traffic Exchange