Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi deklaron vendimin se do të dalë vetëm në zgjedhje
Ndërkohë që kreu i PD Berisha tentoi sërish të përfshijë në aleancën e djathtë FRD e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Një ftesë te tillë ka përsëritur dhe numri dy i PD Ritvan Bode njeriu që merret me negociatat.
"Sot shqiptarët do të kenë një alternativë të tretë që ofron garanci, siguri. Nuk mund të bëjmë koalicione në kurriz të qytetarëve. Kur publiku shikon aleanca pa program e identitet, FRD shfaqet ashtu siç qytetarët duan të jenë. Në respekt të publikut dhe grupeve të intersuar dua të sqaroj se FRD nuk ka kërkuar bashkëpunim me asnjë nga forcat politike të reshtuara nën siglat e partive të tranzicionit, që në fillim kemi synuar alenacë me qytetarin dhe kemi ftuar çdo forcë politike të bëhet pjesë e projektit përmes shkrirjes së strukturave të anëtarësisë FRD mbetet shtëpia e qendrës së djathtë të moderuar. Thirrjes së FRD-së i janë përgjigjur grupe civile të djathë, ish të përndjekur poltikë, e ish pronarë."- tha Topi.
Ndërkohë dje ai zhvilloi një takim me ambasadorin Arvizu.