ROME / ELBASAN - Një operacion i përbashkët i Interpol Tiranës dhe Romës në bashkëpunim me policinë shqiptare ka bërë të mundur arrestimin në Elbasan të Gazmor Haxhillarit, të akuzuar për vrasjen e një prifti në Itali, dhjetorin e kaluar.
Gazmor Haxhillari u arrestua mbrëmë në Elbasan, ndërsa i vëllai i tij Bledar dhe bashkëpunëtori i tretë Fation Kraja u arrestuan në Itali.
Dom Mario Del Becaro është goditur për vdekje me grushta nga disa persona të cilët kishin hyrë për të grabitur famullinë ku prifti jetonte i vetëm. Krimi ndodhi në dhjetor 2012 afer Pistoia.
Arrestimi i Gazmor Haxhillarit u krye në orët e vona të mbrëmjes dhe policia shqiptare deri tani nuk ka dhënë shumë detaje. Mësohet se Gazmori dyshohet se është autori kryesor i këtij krimi.
VRASJA E PRIFTIT PER TA GRABITUR
Ngjarja ndodhi në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, kur prifti 63 vjeçar Don Mario Del Becaro u rrah deri në vdekje, në famullinë ku jetonte i vetëm. Pas ngjarjes mjeku ligjor arriti në përfundimin se prifti ishte torturuar. Dyshohet se vrasjen e ka kryer Gazmori, ndërsa vëlla i tij Bledar si dhe Fatjon Kraja ishin bashkëpunëtorë.
(ad.ti/shqiptarja.com)