Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektligjin për sistemin e pagesave, të hartuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me FMN. Projektligji bën një përcaktimit më të qartë të rregullave dhe procedurave për kryerjen e pagesave me instrumente që përdoren si mjete pagese, do të sjellin më shumë siguri për kreditë e dhëna nga bankat tregtare
Drejtore Juridike në Bankën e Shqipërisë Besjana Bufi tha se qëllimi i projektligjit është përcaktimi i rolit të BSH në fushën e rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sistemit të pagesave në Shqipëri. Drafti , sipas Bufit, synon po ashtu të rregullojë ndarjen e kompetencave ndërmjet BSH-së dhe AMF-së, në lidhje me sistemet e klerimit dhe shlyerjes së titujve.
"Miratimi i këtij projektligji kërkon domosdoshmërisht një ndryshim edhe në projekligjin për barrat siguruese. Ideja është që projekligji për sistemin e pagesave përfshin edhe ekzekutimin e CASH it dhe të instrumentave financiare. Direktivat për kolateralin financiar parashikon që ekzekutimi i tyre të jetë i menjëhershëm,, që do të thotë nuk kërkohet ndërhyrja e një organi shtetëror."- tha Arben Malaj i PS-së.
Në terma ndërkombëtare është pranuar teza që bankat qendrore duhet të kenë një juridiksion të veçantë për infrastrukturën e shlyerjes së instrumenteve financiare. Sipas këtij modeli, BSH siguron një rregullim dhe mbikëqyrje gjithëpërfshirëse të urdhër-transfertës në cash dhe urdhër-transfertës së titullit, pjesë të një transaksioni financiar. Një përqasje e tillë kontribuon edhe në cilësinë e mirë të operacioneve të politikës monetare, ku kreditë jepen ndërmjet një sistemi pagesash në vlera të mëdha, ndërsa titujt e vënë si kolateral në favor të bankës vendosen në sistemin e shlyerjes së titujve.