Digjitalizimi i televizioneve që pushteti dëshiron ta zbatojë nga një qershori, krijon probleme edhe tek televizionet lokale dhe rajonale, për shkak se kompanisë ONE duhet t'i paguajnë shuma të mëdha. Disa nga drejtuesit e televizioneve lokale thonë se kushtet e reja paraqesin rritje serioze të taksave dhe rregulla të reja të punës. Në debatin e sotëm kushtuar digjitalizimit, pronarët e televizioneve lokale thanë se për shkak të shpenzimeve të shumta rrezikohen shumë vende të punës.
"Nëse lejojmë që ta miratojmë në këtë formë, megjithëse konsideroj se mund të pësojë shumë ndryshime, por nëse miratohet kështu disa vlerësime tona tregojnë se tronditjen e parë nuk do të mund ta përballojnë diku rreth 20 deri 30 për qind e mediave lokale dhe rajonale", deklaroi Sasho Mitanovski, Shoqata e mediave elektronike. Alsat-M