Shembet rruga që lidh Beratin me Lushnjen, bllokohet qarkullimi

2015-08-21 0

Rikthehen problemet nga moti i keq. Aksi nacional Berat-Lushnje është shembur në një pjesë të saj. Rruga është shembur në një gjatësi prej më shumë se 200 metrash, në afërsi të urës së Kuçit. Për pasojë janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve vetëm në njërin kah të rrugës.
Shkak për carjen e rrugës dyshohet të jetë bërë moti i keq me reshje shiu dhe qarkullimi i vazhdueshëm i mjeteve të tonazhit të rëndë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për rehabilitimin e rrugës, pasi përbën rrezik aksidentesh.
"Rruga ka kohë që është në këtë gjendje dhe askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar. Gjendja e keqe e kësaj rruge shpeshherë është bërë shpeshherë burim aksidentesh", shprehen banorët.
Aksi nacional lidh qytetin e Beratit me ate të Lushnjes. Punonjës të drejtorisë së rrugëve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.