Dita e Tokës, Arvizu: Ta mbrojmë planetin si të ardhmen e fëmijëve

2015-08-21 7

22 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e në kuadër të mbrojtjes së planetit ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka vizituar shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli nga ku bëri thirrje për t'u larguar një moment nga ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri, dhe të ruajtur Tokën, ashtu si të ardhmen e fëmijëve.

"Faleminderit shumë që jeni mbledhur me ne në ditën botërore të Tokës. Pavarësisht të gjithçkaje që
zhvillohet këto ditë në Shqipëri, le të marrim sot një monedhë në mënyrë që të përsiatemi për natyrën, mjedisin dhe për të ardhmen. Dhe në fakt ky proverb thotë që Toka nuk është dhënë juve prej prindërve tuaj por në fakt është huazuar prej fëmijëve tuaj."- tha Arvizu.

Drejtoresha Albana Dule ka falenderuar Ambasadorin Arvizu për dhuratën e vecantë duke e konsideruar aktivitetin si shumë të vlefshëm në trasmetimin e mbrojtjes së ambientit tek fëmijët si shumë të rendësishëm për vetë të ardhmen e Tokës.

Aktiviteti synon lidhjen e femijëve më natyrën dhe kërkon rritjen e ndjeshmërisë së tyre ne mbrojtje të ambientit.

Dita ndërkombëtare e tokës ka nisur si një iniciativë e një senatori amerikan në vitet '70 dhe ishtë një ditë për të kthyer vëmendjen e politikës amerikanenë mbrojtjen të ambientit. më pas ajo u ndërkombëtarizua dhe festohet në 22 prill të cdo viti, ndërsa në Amerikë ajo kujtohet ditën e ekuinoksit pranveror.

Free Traffic Exchange