"Shqipëria europiane në rajon dhe botë", kjo ishte tema e takimit të sotëm të Partisë Socialiste. Ndryshimet në politikën e jashtme të Shqipërisëu trajtuan nga kryetari i PS-së duke nisur që nga mbështetja për Kosovën. Më pas, ai përcaktoi strategjitë diplomatike të Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën drejt integrimit dhe më pas, edhe ato të Shqipërisë për një politikë të suksesshme.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, e nisi fjalën e tij duke filluar nga ngjarja më e freskët e ditëve të fundit, arritja e dialogut Kosovë -Serbi" duke theksuar rëndësinë e një politike të vlefshme për të vendosur paqen dhe zgjidhur mosmarrrëveshjet. "Nuk ka kaluar një kohë e gjatë për historinë dhe ka ndodhur një ndryshim marramendës, për ne që jemi dëshmitarë të gjallë, ndryshim i paparashikueshëm. Kjo vërteton se ne njerëzit në këtë botë kemi në dorë gjëra që duken absolutisht të pamundura. Historia e re njerëzve në rajon dhe Kosovës si shtet i ri në rajon dhe Europë është symbol i shpejtësisë me të cilën gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm pas ditë më parë, dukej se dialogu Kosovë -- Serbi kish hyrë në impas, ndërsa sot, pak ditë më vonë, ai u finalizua. Pra, politika e ka bërë atë të mundur", - tha Rama.- "Pas 23 qershori, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e shqipërisë si factor paqeje dhe njesimine fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë.
Duam t'i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që Iikanë mbetur asaj. Jam I bindur se do bëjmë progress me ato vende, ku qeverisin të majtët europianë.Konfirmimi I hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania.
Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përparohet më mirë, falë besimit më të madh që krijoi Kryeministri I Kosovës.
Të njëjtat përpjekje do bëjmë edhe ndaj dy shteteve të tjera, Spanjës dhe Qipros që mbeten në këtë grup