Analistët: Raporti i DASH-it, pasqyrë reale për vendin

2015-08-21 0

Raporti kritik i Departamentit Amerikan të Shtetit është pasqyrë reale për gjendjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Maqedoni. Kështu vlerësojnë analistët duke komentuar fjalorin kritikat direkte të Departamentit të Shtetit drejtuar Maqedonisë, sidomos në sferën e të drejtave politike. Eksperti i të drejtës kushtetuese Osman Kadriu thotë se ky raport është real dhe objektiv dhe pasqyron plagët e vërteta të demokracisë në Maqedoni, të cilat ishin evidente gjatë vitit 2012.

"Mendoj se Raporti i fundit i këtij organi me relevantë kur jep një vlerësim dhe një situatë konkrete, nga aspekti i vlerësimit të të drejtave të njeriut, është raport objektiv, real, është ajo që me të vërtetë ndodh në Maqedoni, ka ndodhur gjatë vitit 2012, vazhdon edhe tash sidomos në fillim të vitit 2013. Jam i mendimit se ky raport vlerëson krizën politike e cila sidomos në muajt e fundit të vitit 2012 ishte prezent, ishte prezent natyrisht edhe në fillim të vitit 2013, me theks të vecant në ngjarjet e 24 dhjetorit të 2012", deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.

Analisti Suad Misini vlerëson se fjalori i ashpër i administratës amerikane nuk vjen vetëm për shkak të problemeve që janë reale në Maqedoni, por edhe për shkak të pritjeve të shtetit amerikan, të cilat pushteti në Maqedoni ka dështuar ti përmbush.

"Raporti i sivjetmë është absolutisht kritik dhe e pasqyron gjendjen reale në Maqedoni. Mendoj se konotacioni i ashpër ka lidhje edhe me pritjet e caktuara që administrata amerikane ka pasur nga pushteti në Maqedoni, e të cilat nuk janë përmbushur. Kjo mendoj se ka ndikuar që të potencohet në këtë mënyrë të hapur dhe jo diplomatike cdo problem më i madh me të cilin është ballafaquar Maqedonia deri tani. Edhe pse është shumë i ashpër mendoj se do të ndez alarmin tek pushteti dhe do të ketë ndikim. Sidoqoftë kjo është shenjë se administrata amerikane po humb durimin me pushtetin tonë", u shpreh Suad Misini, analist.

Raporti shpreh vërejtje dhe kritika në më shumë sfera. Në pjesën e të drejtave politike, Departamenti ka kritikuar partitë në pushtet për incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend. Kritika të ashpra ka edhe për lirinë e shprehjes, për gjyqësinë, policinë, korrupsionin si dhe moszbatimin e parimit të përfaqësim it të drejt dhe adekuat të bashkësive etnikë në institucione. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange