Rivotimi në Strugë, policia pengon mediat

2015-08-21 1

Sot në Strugë por rivotohet në nëntë qendra votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ku të drejtë vote kanë 7.885 qytetar. Kryetari i komisioni komunal zgjedhor thotë se procesi i votimit ka nisur në kohë dhe se deri në orën 15 në votime kanë dalë mbi 30 për qind e qytetareve më të drejtë vote.

"Sot në komunën e Strugës rivotohet në nëntë vendvotime,ku kanë të drejtë kanë 7.885 votues. Të gjithë nëntë vendvotimet janë hapur në orën shtatë në mëngjes dhe çdo send ka qenë në rregull. Deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë parregullsi", deklaroi Xhingis Hani, Kryetar i Komisionit Komunal.

Qytetarët thonë se procesi zgjedhor po zhvillohet pa problem por ata shprehin revoltën për praninë e madhe të forcave policore.

"Sot në ditën e votimit isha në 7 e 25 minuta shkova të votoj si qytetar i lirë, mirpo para vendvotimit aty u habita kur pash 15 polic me 2 kombe, me pallka, me ato mjete që i kanë ato. Hyra të votoj, mirëpo kjo është një turp i madh për Republikën e Maqedonisë, ne si qytetar që jemi ,votimin që e bëjmë,duhet ta bëjmë të lire."

"Gjatë këtyre votimeve mua më vjen pak keq, se konstatoj disa padrejtësi, jemi shtet demokratik dhe duhet të votohet në mënyrë demokratike. Mirëpo sikur shohim në tërësi dhe bëhen presione të panevojshme, populli duhet të jetë i lirë, të votoj i lirë, të përcaktohet për cilin do."

"Policinë e kemi prezent në çdo vendvotim me numër të madh të konsiderueshëm dhe shpresoj që kjo është një lodhje e tretë e organizuar nga pushteti, se votuesit veç ishin të përcaktuar, kjo ishte edhe një provë e presionit nga ana e pushtetit."

"Siç e shikoni edhe vet,mbas meje, edhe me të dëgjuar që e kemi për të gjitha qendrat e votimit ka një prezencë të madhe të policisë. Populli ka dalë të votoj në mënyrë të qetë, por shqetësim i madh është prezenca e forcave policore.

"Nuk e di se çfarë mundohen të arrijnë me këtë prezencën e madhe të policisë,se popullin nuk mund ta ndalin që të dali të votoj, ose tu imponoj për kë të votoj."

Probleme me policinë kishin edhe mediat. Ne vendvotimin 1852 ekipi i televizionit Alsat dhe gazetarë të tjerë shqiptarë, u ndaluan nga forcat e policisë për më shumë se 15 minuta. Ata nuk lejonin xhirimet brenda njësisë zgjedhore, por pas një ndërhyrje të kryetarit komunal zgjedhor iu mundësua gazetarëve të futeshin ne vendvotim. Ndryshe, dje rreth orës 19 është regjistruar dhe një incident, kur policia ndaloi një banor nga fshati Oktis, ku sipas dëshmitarëve okularë bëhej fjale për një proces të montuar i cili për më shumë se 3 orë u mbajt në polici dhe më pas është liruar. Durim Etemi

Free Traffic Exchange